Fjalë Kyçe

Kryeministri japonez nga Hiroshima: Mundësia që Rusia të përdorë armë bërthamore, dita ditës më konkret

Kryeministri japonez nga Hiroshima: Mundësia që Rusia të përdorë armë bërthamore, dita ditës më konkret

“Probabiliteti që Rusia të përdorë armë bërthamore po bëhet dita ditës më konkret”.

Skenarin e tmerrshëm për konfliktin ukrainas nuk e parashikon një analist anonim me qasje dramatike, por kryeministri i të vetmit vend që ka vuajtur realisht pasojat e një armë të tillë.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është shprehur me ketë tonë në një vend tejet simbolik, gjatë vizitës në qytetin e Hiroshimës, i shkatërruar tërësisht në 6 gusht të vitit 1945 nga një bombë nukleare amerikane, e para e përdorur ndonjëherë dhe që praktikisht detyroi kapitullimin e perandorisë japoneze, aleate e Gjermanisë, duke i dhënë fund luftës së dytë botërore.

Kishida ndodhej aty së bashku me ambasadorin amerikan Rahm Emanuel, dhe shtoi se “horrori i armëve bërthamore nuk duhet të përsëritet më kurrë”.

Ndërkohë ambasadori Emanuel, dikur shef i kabinetit i presidentit Obama dhe nga zërat më me peshë të demokratëve, shtoi se “po jetojmë në kohëra të paprecedentë, ku Rusia kërcënon përdorimin e armëve bërthamore, diçka që dikur ishte e paimagjinueshme”., transmeton a2cnn. Ambasadori shtoi se pikërisht Hiroshima “është shembulli që na mëson se është totalisht e paarsyeshme për çdo komb të bëj një kërcënim të tillë”.