Fjalë Kyçe

Kryeministri Kurti njofton se është nisur për Tiranë, për samitin e krerëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Kurti njofton se është nisur për Tiranë, për samitin e krerëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se është nisur për në Tiranë, ku do të takohet me udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, ai tha se fillimisht është ndalur në Prizren, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren”, ka thënë Kurti.

Në Facebook, Kurti tha se pas homazheve, kanë vazhduar pastaj për në Shqipëri.

“Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut. Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, tha kryeministri i Kosovës.