I dyshuari për sulmin në Christchurch dërgoi një shenjë paralajmëruese për Zyrën e Kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, disa minuta para sulmit terrorist ku mbetën të vrarë 50 persona.
Në ditën e premte, zyra e saj pranoi më shumë se 30 dërgesa elektronike, por asnjëra nga to nuk përmbante ndonjë dokument ku tregohej për lokacionin apo detaje tjera të specifikuara në lidhje me sulmin.
“Zyra ime ka pranuar më shumë se 30 dërgesa elektronike nëntë minuta para sulmit, por në asnjë nga paralajmërimet nuk përfshihej ndonjë lokacion apo detaj tjetër me rëndësi”, tha ajo.
“Jam informuar brenda dy minutave në lidhje me paralajmërimin, të paktën zyra ime e përcolli atë tek organet e sigurisë”, shtoi kryeministrja Ardern.
Ajo tha që nëse dokumenti do të përmbante detaje tjera, do të ishte e mundur të reagonin në kohë.
“Fatkeqësisht, nuk kishte detaje të tilla në dërgesë” tha ajo.
Ajo tha që e ka lexuar përmbajtjen e dokumentit, i cili u dërgua në medie dhe në zyrën e parlamentit pak minuta para sulmit.
“Përsëri, fakti që aty kishte një paralajmërim ideologjik me pikëpamje ekstreme është shumë shqetësues,” tha ajo.
Adern tha që ajo është interesuar për ta ditur nëse i akuzuari për vrasjen e 50 personave mund të ekstradohej pas gjyqit. Brenton Tarrant, qytetar i Australisë, akuzohet për një ndër vrasjet që lidhet me sulmin e së shtunës.
“Nuk pres asgjë” tha ajo. “Ai me siguri do të përballet me sistemin e drejtësisë të Zelandës së Re.”
Ardern tha që ende ka pyetje që kërkojnë përgjigje në lidhje me rolin që luajtën mediet për shpërndarjen e videos së sulmit dhe konfirmoi se në momentin e të shtënave ajo është kontaktuar nga Sheryl Sandberg, shefe e zyrës operative të Facebookut.
Herët këtë mëngjes, Ardern e vizitoi xhaminë në Wellingon për të vënë lule. Ajo tha që sigurimet sociale do t’i japin familjeve shuma prej 10,000 dollarësh.
Vdekjen e 50 pas sulmit terrorist në Christchurch e konfirmoi edhe komisioneri i policisë këtë mëngjes.
Policia e arrestoi vrasësin brenda 36 minutave.
Ai shtoi së të gjitha viktimat janë larguar nga vendi i ngjarjes.
34 nga të lënduarit ende mbeten në spitalin e qytetit, ku po trajtohen me përkujdes dhe profesionalizëm nga stafi mjekësor. 12 nga ta ishin në gjendje kritike.
Tarrand mbetet i vetmi person me akuza në lidhje me sulmin dhe padyshim që do të ngarkohet edhe me akuza tjera. Një grua e arrestuar gjatë skenës së krimit është liruar nga akuzat. Një 18 vjeçar u arrestua pasi në makinën e tij u gjet armë, por që nuk kishte lidhje me sulmin.
Sipas ligjeve islame, të vdekurit duhet të varrosen sa më shpejt dhe familjarët po e kërkojnë pikërisht këtë.
“Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është t’i zbulojmë motivet e vrasjes” tha Bush. “Jemi duke punuar intensivisht për ta kompletuar procesin.”
Të shtunën mbrëma, Arden tha që një numër i kufomave do t’iu dorëzohen familjeve shumë shpejt.