Fjalë Kyçe

Kryetari i LDK-së me shumë kritika ndaj Qeverisë Kurti

Kryetari i LDK-së me shumë kritika ndaj Qeverisë Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti derisa ka thënë se kjo e fundit po lëvdohet shumë, shkruan Reporteri.net.

“Po provohet të jepet një pasqyrë e një zhvillimi ekonomik që është i pashembullt. Kur krahason një vit të ri me vitin 2020 çdo numër është më i mirë. Edhe rritja ekononike është 9.9 për qind. Po ç’është e vërteta, një bomb postpandemik, ka pasur edhe rritje të çmimeve. Vetëm për një vit. Kjo është rritja më e madhe në 20 vitet e fundit, madje në produkte bazike. Çështja është çka bëni ju si qeveri”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku madje ka kërkuar nga Qeveria të marrë masa.

“Psh.nafta është 1.42 cent. A ka ndonjë paketë të qeverisë në këtë drejtim që e bën çmimin më të lirë? A ka ndonjë masë nga qeveria për çmimet e larta? Është e padrejtë që qytetarët edhe të paguajnë më shtrenjtë edhe të japin më shumë kontribut në Trust”, u shpreh Abdixhiku.