Fjalë Kyçe

Kthehen në Kosovë disa familje që kishin mbetur të ngujuara në Siri

Kthehen në Kosovë disa familje që kishin mbetur të ngujuara në Siri

Disa familje që kishin mbetur të ngujuara në Siri, sonte janë kthyer në Kosovë.

Burime nga Ministria bëjnë të ditur për lajmi.net se kthimi i tyre në Kosovë po ndodh sonte por nuk kanë dhënë detaje shtesë për këtë.

Gjithashtu mësohet se arritja e tyre është bërë sonte pak para mesnatës.

Sipas fotografive të siguruara nga lajmi.net shihet se rreth aeroportit “Adem Jashari”, ka edhe forca të shumta të sigurisë.

Nuk dihet ende se pse këto forca po qëndrojnë atje.

Sot është raportuar gjithashtu në media për një numër të madh të kosovarëve të cilët po jetonin në zonën e rrezikut në Siri.