Ndërsa vendet e ndryshme dhe shtetet amerikane ecin përpara me rihapjen edhe para se pandemia të jetë nën kontroll, Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, ka paralajmëruar se virusi është “makthi më i keq” dhe se “s’ka mbaruar akoma”.
Fauci, tregoi se sa lehtë përhapet virusi, si dhe se shkalla e tij e lartë e vdekjes e diferencon atë nga viruset e tjera vdekjeprurëse, transmeton Scan.
Ai i bëri vërejtjet në një intervistë në BIO Digital. Në intervistë, Fauci e përshkroi virusin si “shumë të transmetueshëm”. “Virusi është makthi im më i keq,” tha ai. Në një periudhë prej katër muajsh, ai ka shkatërruar botën”, përcjell albinfo.ch.
“Ebola ishte e frikshme. Por Ebola nuk do të transmetohej kurrë lehtësisht në globalisht”, tha ai.
Ai vuri në dukje se ende ka shumë të panjohura për virusin, përfshirë efektet afatgjata të infeksionit tek pacientët, çka e bën akoma dhe më të rrezikshëm koronavirusin se virusët e tjerë.