Ndonëse nishanët me gunga nuk janë çdoherë kancerogjenë, kjo nuk nënkupton se nuk duhet t’i drejtoheni mjekut në rast se shfaqen.
Ndërsa kanceri rritet, madhësia ose forma e masës së dukshme të lëkurës gjithashtu mund të ndryshojë dhe kanceri mund të rritet në shtresa më të thella të lëkurës, transmeton lajmi.net.
Shenja e parë e kancerit të lëkurës është zakonisht shfaqja e gungave të njollosura ose të zbardhura në lëkurë, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë aty për javë të tëra.
“Në shumicën e rasteve, gungat kancerogjene janë të kuqe dhe të forta dhe nganjëherë shndërrohen në ulcera, ndërsa copëzat kanceroze zakonisht janë të sheshta dhe me luspa”, njoftuan ekspertët shëndetësor ndërkombëtar.
Sipas tyre, kanceri i lëkurës më së shpeshti zhvillohet në zona të ekspozuara të lëkurës rregullisht në diell, siç janë fytyra, veshët, duart, shpatullat, pjesa e sipërme e gjoksit dhe shpina.
Simptoma të tjera të kancerit të lëkurës përfshijnë nishane të errëta të sheshta, nishanenë këmbë, ekzemë të vazhdueshme, kafshimet e insekteve që nuk largohen, nishane dhe gunga që rrjedhin gjak, nishane që ndryshojnë formën dhe plagë të reja të pashpjegueshme.
Nëse gjeni ndonjë gjë të dyshimtë, duhet të flisni me mjekun, dermatologun ose një profesionist të kujdesit shëndetësor i cili është i kualifikuar të njohë shenjat e kancerit të lëkurës dhe të diagnostikojë sëmundjen.