Fjalë Kyçe

Kurti e vlerëson punën në KEK, Rizvanolli paralajmëron konkurs për Bord të rregullt

Kurti e vlerëson punën në KEK, Rizvanolli paralajmëron konkurs për Bord të rregullt

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur ndërmarrje fitimprurëse Korporatën Energjetike të Kosovës, duke e vlerësuar lartë punën e menaxhmentit.

Kurti gjatë vizitës në këtë ndërmarrje tha se në gjashtë muajt e parë të këtij viti është tejkaluar plani i eksploatimit të thëngjillit, ku janë nxjerr 4 milionë e 200 mijë ton.

“Unë e falënderoj menaxhmeti, udhëheqjen e KEK për mirëpritjen që na kanë bërë, do te jemi shumë të kujdesshëm që KEK të zhvillohet në furnim të sigurt me energji dhe veprim të qëndrueshëm për mbrojtje të mjedisit”.

“KEK vepron me fitim, operon me bilanc pozitivë dhe kjo është rezultat i pasurive të vendit tonë dhe KEK-u është kapacitet prodhues dhe organizatë e suksesshme. Janë prodhuar 6 mijë gigavat energji ore, në gjashtë mujorin e parë është tejkaluar plani i eksploatimit të thëngjillit, janë nxjerr 4 milionë e 200 mijë ton”.

Kurti më pas shtoi se do të fokusohen në dy aspekte që garantojnë zhvillimin e ndërmarrjes, duke mundësuar që Bordi të udhëheq me integritet dhe mbikëqyrja nga ministria të jetë e vazhdueshme.

“Ne vëmë theksin në dy aspekte kryesore, e para është bordi me integritet dhe mbikëqyrja nga ana e ministrisë në anën tjetër. Pajisjet janë të vjetruar, punëtorët janë të vjetruar të gjitha këto do t’i adresojmë në të ardhmen”.

Qëllim tjetër tha ai do të jetë edhe energjia e ripërtrishme ku me këta rast ka falënderuar BE-në për projektin për ndërrimin e filtrave.

“Do të inkuadrojmë edhe energji të ripërtrishme në veçanti ajo solare. Falënderojmë edhe BE-në për zbatimin e projektit për zëvendësimin e filtrave të bëhemi pjesë e vendeve të zhvilluara në mënyrë që të kemi energji e të mos kemi ndotje”.

“Në KEK nuk janë rrogat e larta, ne do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e KEK-ut dhe do të bëjmë gjithçka që mundet për t’i dal në ndihmë kësaj korporate”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me këtë rast tha se do të ndihmojnë KEK-un për tranzicionin që po kalon.

Madje ajo ka paralajmëruar se muajt në vijim do të hapet konkursi për Bord të rregullt, madje ka ftuar profesionistët të aplikojnë.

“Ne si Qeveri do të jemi për të përkrahur KEK për tranzicion më shumë se kurrë më herët KEK i duhet udhëheqje me integritet në këto reforma”.

“Prandaj gjatë muajve në vijim do të hapet konkursi për bordin e rregullt dhe do të sigurojmë transparencë. Ftoj profesionistët që të aplikojnë për kryeshef të KEK-ut”.