Kurti i cili në atë kohë ishte udhëheqës i studentëve, shton se në mes të luftës dhe dorëzimit, preferon zgjidhjen pa dhunë, transmeton Klan Kosova.
“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”,
Më poshtë mund ta gjeni dokumentarin e realizuar në gjuhën angleze të publikuar në ‘Youtube” nga Igballe Rugova.