Fjalë Kyçe

Kurti jep detaje për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kurti jep detaje për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kryeministri Albin Kurti, sot në ditën e dhjetë të vrasjeve në Gllogjan, tha se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjanë është në rritje.

Sipas Kurtit, me rastin po merren “hetuesit më të mirë në vend”.

“Sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje, mirëpo kur të ketë diçka konkete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore ne natyrisht që do t’iu njoftojmë juve”, u shpreh Kurti.

Kujtojmë se dorasi apo dorasit e kësaj vrasjeje janë ende në arrati.

Qeveria e Kosovës ka premtuar 20 mijë euro për çdo qytetarë që jep informacione për të dyshuarit që janë të përfshirë në këtë vrasje.