Fjalë Kyçe

Kurti kërkon nga deputetët të votohet buxheti për shkak të situatës

Kurti kërkon nga deputetët të votohet buxheti për shkak të situatës

Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar deputetëve të Kuvendit që të votojnë buxhetin 2020, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Duke pasë parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi kërkojmë që ta votojmë buxhetin duke theksuar se ky buxhet as përafër nuk është i ri siç është Qeveria e re. Janë 26 milionë euro obligime paraprake, ndërsa të hyrat dhe struktura e shpenzimeve s’kanë dallim drastik”.

“Fatkeqësisht buxheti nuk është i ri si qeveria e re”.

Kurti po ashtu foli edhe për kushtet e munguara në sallën e Kuvenit që të zbatojnë rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë për të marrë masat preventive të koronavirusit.

“Ne urojmë që në ditën dhe javët në vijim ta ulim shpejtësinë dhe gjeografinë e kësaj pandemie. Meqenëse edhe ne nuk po mund t’i zbatojmë këshillat që po vetë po i themi atëherë s’ka garancion se mund të mbahen seancat gjatë këtij muaji”.