Fjalë Kyçe

Kurti nuk jep përgjigje nëse i kanë votat për formimin e qeverisë së re

Kurti nuk jep përgjigje nëse i kanë votat për formimin e qeverisë së re

Kurti nuk jep përgjigje nëse i kanë votat për formimin e qeverisë së re

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë në ora 10:00, ndërsa tashmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hyrë brenda objektit.

Kurti u pyet nga gazetarët se a i kanë votat për formimin e qeverisë, por që i njëjti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj.

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.