Fjalë Kyçe

Kurti nuk ndërron mendje, vazhdon ta shohë Vjosa Osmanin vetëm si Kryeparlametare të ardhshme

Kurti nuk ndërron mendje, vazhdon ta shohë Vjosa Osmanin vetëm si Kryeparlametare të ardhshme

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e kandidat për kryeministër ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, derisa, ka shtuar se kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk mund ta udhëheqë dialogun, pasi që sipas Kurtit e njejta pas zgjedhjeve do të jetë kryeparlamentare.

Kurti fillimisht ka thënë se duhet të formoht një komision që i vlerëson 33 marrëveshjet e arritura në mes të dy shteteve.

Duke folur tutje për LDK-në, tha se nuk kanë qenë të gatshme për bashkëpunim nga frika që kanë ndaj PDK-së.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Unë besoj që kanë qenë të interesuar por s’kanë qenë të gatshëm sepse frika ua ka mundur dëshirën. Është evidente se më shumë kanë frikë nga PDK se dëshirë për LVV. Ne do ta shohim në mëngjesin e 7 tetor se me çfarë thellësie kemi fituar. Duhet ta shohim se kush ka fituar prej LDK-së dhe ta shohim se çfarë po mendojnë ata për neve dhe veten pas fitores tonë”, ka thënë ai, derisa, tutje, ka folur edhe për Elez Blakajn.

“Elez Blakaj është emri dhe mbiemri i rënies së të drejtës. Nuk besoj që do të mund të luftojmë krimin e korrupsionin kështu Elez Blakaj duhet të kthehet ai simbol në Kosovë. Ne e kemi vullnetin e kemi gatishmërinë. Prokuroria duhet të bëhet aktive”, tha Kurti.

Ai shpalosur gjithashtu edhe  tri shtyllat kryesore, përmes së cilave beson se do të ndikonin në zhvillimin e shtetit funksional.

“Ne i kemi tri shtylla kryesore që besojmë se mundemi të shkojmë përpara. E para shteti i së drejtës… kjo nënkupton prokurorinë dhe gjyqësinë që janë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.. kjo do të bëhet nëpërmjet një reforme në drejtësi dhe përmes procesit të vettingut. Ne jemi shumë kritik ndaj mënyrës se si është zhvilluar qeverisja në këto dy vitet e fundit. Buxheti për gjyqesorin dhe ushtrinë është më pak se 5 për qind i gjithë buxhetit të gjithëmbarshëm të Kosovës”, ka thënë ai.