Fjalë Kyçe

Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë

Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së OKB-së, me anë të së cilës, 11 korriku njihet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë.

Kurti tha se gjenocidi në Srebrenicë, shënon masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën.

Në këtë votim morën pjesë 193 shtete prej tyre, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, gjatë votimit vendet nuk patën të drejtën e vetos.

Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.