Fjalë Kyçe

Kurti: Qeveria s’do të ndalet së mbështeturi Policinë e Kosovës

Kurti: Qeveria s’do të ndalet së mbështeturi Policinë e Kosovës

Në këtë ceremoni të pranishëm janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare.

Kurti tha se këtë vit policia shënon 25-vjetorin e themelimit të saj.

“Policia jonë po shton dhe përforcon rradhët e saj, duke qenë kështu në nivelin më të lartë të detyrës në zbatim të misionit të saj, për mbrojtje të qytetarëve,sundimin e rendit dhe ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Jam shumë I lumtur që edhe në këtë gjeneratë, nga 448 kadetë që diplomojnë sot çdo e pesta është grua dhe nga sot e tutje ato do të marrin titullin e zyrtareve policore”, tha Kurti.

Kurti theksoi se kur kanë marrë detyrën si qeveri, buxheti për Policinë e Kosovës ka qenë 91 milionë euro, kurse sot është gati 50 % më i lartë, 135 milionë euro e, si rezultat i tij, kushtet e Policisë së Kosovës janë më të mira.

‘Policia shënon moment të rëndësishëm falë qëndresës dhe përkrahjes së familje tuaja, si Qeveri s’do të ndalemi së mbështeturi Policinë e Kosovës. Misionin për vendin tonë e kemi të përbashkët, çdo sfidë e çdo sukses do të kalojmë bashkë’, shtoi ai.