Kryeministri Albin Kurti ka thënë se e pranon që tarifa 100 përqind ndaj Serbisë ka kontribuuar pozitivisht në ndërprerjen e pazareve dhe parandalimit të ujdisë për shkëmbim territorial.
“Këtu është vlera politike që të parandalojë diçka shumë te keqe. Por në asketin ekonomik efektet i ka minimale. E di që ka pasur një ide se mund të bëhet midis presidentëve dhe mua si kryeministër për shkëmbim territorial”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.
“Presidenti aktual nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë dhe nuk ka fuqi impelmenteuse për çfarëdo marrëveshje që mund ta imagjinojë ai. Kjo nuk do të ndodhë. E di që ka pasë një plan që është më shumë se ide që të bëhet heqja e tarifës dhe të nesërmen të përfundojë dialogu me një marrëveshje”.
“Tash ka qeveri të re, rezultatet e 6 tetorit dihen, të 3 shkurtit dihen dhe nuk do të ketë shkëmbim territorial, për parandalimin e së cilave e mirënjoh kontributin e tarifës 100 përqind”.