Shefja e Grupit Parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se për shtyrjen e zgjedhjeve duhet që të ketë vendim konsensual nga të gjitha partitë
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shtoi se shumë me rëndësi është që të mbrohet shëndeti i qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.
“Qëndrimi ynë është që të jetë vendin konsensual i të gjitha partive. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin e qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e IKShPK-së të kemi fushatën në rast se vendoset të vazhdohet siç ka qenë”, ka thënë Kusari-Lila.