Fjalë Kyçe

Kush do të fitojë në financa e kush në dashuri!

Kush do të fitojë në financa e kush në dashuri!

Dashi

21.03-20.04

Afati i fundit është duke ju afruar, duke ju shtyrë të punoni në mëngjes, në mesditë dhe mbrëmje. Ju i pëlqeni sfidat të cilat kërkojnë fokus të madh, por familja juaj është duke u mërzitur pak nga mungesa juaj. Do të jetë i pashmangshëm ballafaqimi me dikë, që nuk ka kryer punën e vet. Mos u brengosini se çka mendojnë të tjerët për taktikat tuaja. Reputacioni juaj nuk do të preket për shkak të insistimit në përsosmëri. Në fakt, njerëzit do t’ju respektojnë edhe më shumë për të qenit perfeksionist.

Demi

21.04-20.05

Një mik ju inkurajon që të provoni një kuzhinë të panjohur, formë arti, apo hobi dhe rezultatet do t’ju ngazëllejnë. Normalisht, duhet shumë për t’ju mbushur mendjen që të provoni një territor të huaj për ju. Për momentin jeni të gatshëm të rrezikoni. Ndoshta kjo është sepse keni kuptuar sesa ju bën mirë mentori aventuresk kur i pranoni sfidat e reja. Duke imituar qëndrimin e tyre më mendjehapur, ju po ashtu do ta vini veten në rrugë të aventurës. Hapeni zemrën dhe mendjen ndaj së panjohurës.

Binjakët

21.05-20.06

Të keni durim me dikë që dëshiron të diskutojë për një vendim. Ju preferoni të jeni në lëvizje gjithnjë, por disa situata kërkojnë mendim më të thellë para se të merrni hapa të mëdhenj. Sidomos është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për pasojat e zgjedhjeve tuaja. Shumë njerëz të prekshëm do të ndihmohen ose do të lëndohen, varësisht nga rruga të cilën e ndiqni. Konsultoni ndërgjegjen tuaj ose kurrë nuk do të jeni në paqe. Nëse nuk jeni të sigurt se cila është rruga më e mirë më parë pyeteni një mik të virtytshëm për këshillë.

Gaforrja

21.06-20.07

Miku juaj më i mirë, i dashuri, apo partneri në biznes, është duke u ngjitur në maje të suksesit dhe ju do t’i bashkëngjiteni gëzimit të tyre. Është emocionuese ta shihni partnerin tuaj duke marrë famë dhe brohoritje për njohuritë e tyre të avancuara. Ndoshta kjo është shenjë që ju duheni t’i zhvilloni vetë talentet tuaja unike. Të punoni si fillestarë do t’ju ndihmojë të arrini lartësitë, të cilat kurrë nuk i keni ëndërruar si të mundshme. Instruktori juaj mund të jetë jokonvencional, por do t’ju mësojë t’i shikoni gjërat prej një perspektive të re.

Luani

21.07-20.08

Intensiteti elektrik në mes jush dhe dikujt tërheqës është shumë i fuqishëm për t’u injoruar. Do të jetë gati e pamundshme t’i largoni duart nga njëri -tjetri. Nëse tashmë jeni në një lidhje, që është drejt fundit, kryejini gjërat para se të përzieni me dikë tjetër. Në këtë mënyrë, askush nuk do të mundet t’ju akuzojë që jeni jobesnik. Nëse jeni në një lidhje të mirë, merrni masa paraprake të mos bini viktimë e tundimit. Tradhtia është një gjë e hidhur që kurrë nuk gëlltitet lehtë.

Virgjëresha

21.08-20.09

Merrni sugjerime nga i dashuri apo një person impulsiv më i ri se ju. Shumë shpesh, ju e largoni entuziazmin nga jeta duke u përgatitur për çdo rezultat të mundshëm. Lejoni shokun më të ngushtë apo të dashurin t’ju udhëheqë në një shteg të panjohur. Të vizituarit e vendeve të largëta, të shikuarit e një filmi të huaj, ose marrja pjesë në një ndejë të madhe do t’ju detyrojë të hapni mendjen tuaj ndaj ideve të cilat zakonisht nuk do t’i konsideronit. Besojini udhërrëfyesit tuaj. Hapja e zemrës ndaj një personi tjetër do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të afërt dhe më të dobishme.

Peshorja

21.09-20.10

 

Sorollatja nëpër shtëpi do të nxjerrë në dritë gjëra të cilat keni menduar që i keni humbur shumë kohë më parë. Nëse këto posedime janë të vlefshme, ekspozoni në një vend nderi. Është e kotë t’i mbani të fshehura për raste të veçanta. Nëse keni të bëni me letra të rëndësishme, vendosini në një kuti që mbyllet me çelës, ku do të jenë të sigurta, por ku mund të keni qasje. Sa më të organizuar ta keni shtëpinë, më lehtë do ta keni të relaksoheni dhe ta shijoni mjedisin. Bëjeni një ndejë të improvizuar për miqtë.

Akrepi

21.10-20.11

Një udhëtim në mënyrë të papritur do të t’ju nxjerrë nga rutina e mërzitshme. Pavarësisht këmbënguljes suaj, jeni lodhur duke bërë të njëjtat gjëra ditë pas dite. Të ndryshuarit e peizazhit përreth do t’ju japë një vlerësim më të thellë për artin, muzikën dhe librat. Ju jeni tipi romantik që dëshiron të jetë i zhvendosur në fusha tjera. Rutina shumë e rëndomtë e topit imagjinatën tuaj dhe ju bën të zymtë. Nëse jeni beqar, mund të takoni dikë të veçantë në këtë ekskursion të vogël.

Shigjetari

21.11-20.12

Një depozitë për shtëpinë e re apo rregullimet e shtëpisë do të jetë më e madhe sesa keni pritur. Jepni gjithçka që mundeni dhe financoni marrëveshjen. Kjo mundësi është shumë e çmuar që ta lini t’ju ikë nga duart. Një i afërt simpatik do t’ju japë hua edhe pse ju urreni të kërkoni. Pavarësia juaj gjithmonë ka qenë e çmuar për ju. Fatkeqësisht, po ashtu ka shërbyer si barrierë për intimitetin tuaj. Duke kërkuar ndihmë, jo do të krijoni një lidhje më të fortë në mes jush dhe të dashurve tuaj.

Bricjapi

21.12-20.01

Jeni të vendosur të bëni ndryshime në një institucion të dalë mode. Problemi është që pesimistët do të provojnë t’ju pengojnë nga synimet tuaja. Vazhdoni të këmbëngulni edhe nëse rrezikoni të talleni. Mund të mos e kuptoni, por keni shumë miq rreth jush. Ata vetëm kanë frikë t’ ju brohorisin publikisht nga frika se do të përqeshen. Sa më shumë hapa të mëdhenj të bëni, më i madh do të jetë klubi i fansave tuaja. Këmbëngulja shpërblehet dhe ju dini si t’u rezistoni sulmeve.

Ujori

21.01-20.02

Një mundësi e mrekullueshme për të bërë para do të bjerë në prehrin tuaj. Një pjesë e arsyes që kjo mundësi është shumë atraktive është që kjo pozitë do t’ju mundësojë një shkallë të madhe të pavarësisë. Ju gjithnjë jeni të aftë të bëni më shumë gjëra kur nuk kontrolloheni nga dikush. Pjesa më e mirë, që sa më shumë të punoni në mënyrë efikase, aq më shumë do të fitoni. Do të jetë bukur të shpërbleheni për të qenit anëtari më i talentuar i grupit. Sapo t’i grumbulloni disa kursime, do të keni mundësi të rezervoni një udhëtim emocionues jashtë shtetit, të cilin ka kohë që keni dëshiruar ta bëni.

Peshqit

21.02-20.03

Keni qasje shumë origjinale për jetën, çka tërheq admiruesit si magnet. Për momentin, rrethi juaj shoqëror kryesisht është i përbërë nga persona ambiciozë, të cilët pëlqejnë të jenë pjesë e optimizmit tuaj. Si grup, ju mund të arrini gjëra të mëdha, veçanërisht në fushë të arteve. Nëse i mblidhni forcat bashkë, mund të bëni diçka me të vërtetë inovative dhe krijuese. Është vetëm çështje e fuqisë së vullnetit. Ju mund të merreni me aspektin kreativ të gjërave, ndërsa miqtë tuaj me anën e biznesit.