Sonte, nga skena e madhe e Eurovisionit në Rotterdam, njëri nga shtetet evropiane do të dalë me një kupë të artë në dorë. 26 konkurrentë do të performojnë për të marrë çmimin e madh, por për momentin votat në internet kanë krijuar disa këngë favorite.
Pas dy netëve gjysmëfinaliste, në një sondazh nga Wiwibloggs, për fituesin e Eurovision 2021, kanë votuar gjithsej 22,547 persona, votat e të cilëve janë ndarë si më poshtë.
Përfaqësuesja e Maltës, Destiny, është ajo që ka grumbulluar më shumë pikë deri tani nga votat në internet. Në fakt, prej disa javësh ka qenë e preferuar dhe është klikuar më shumë në internet.
Këngëtarja e “Je Me Casse” mori gjithsej 3,535 vota ose 15.68% të të gjitha votave në Wiwibloggs.
Me votat që ka siguruar, ajo bën një diferencë me mbi 750 vota nga kënga që është renditur në vend të dytë.
“Kupa e Argjendtë” shkon për “Måneskin”, përfaqësuesit e Italisë.
“Zitti E Buoni” fituan 2.781 vota ose 12.33% të të gjitha votave. Kampionët e Sanremos mund të mos jenë të parët këtu, por aktualisht janë favoritë për të fituar vendet e para.
Vendi i tretë në podium është Barbara Pravi nga Franca. “Voilà” grumbulloi 1,621 vota ose 7.19% të të gjitha votave. Ajo është një prej këngëtareve favorite që nga momenti i zgjedhjes si konkurrente në Eurovision, në janar të këtij viti.
Më tej renditja vijon me vendin e 4, Lituania dhe me përfaqësuesin e Zvicrës, Gjon’s Tears, në vendin e 5-të. Anxhela Peristeri, përfaqësuesja e Shqipërisë, sipas votave, renditet në vend të 16’të.