Fjalë Kyçe

Kush është artisti shqiptar që tërhoqi vëmendjen e Cristiano Ronaldos

Kush është artisti shqiptar që tërhoqi vëmendjen e Cristiano Ronaldos

Agron Hoti është artisti shqiptar që tërhoqi vëmendjen e Cristiano Ronaldos. Ai i shiti pikturën e tij futbollistit.

Dy vite më parë, kur Ronaldo kishte shkuar në Verona me ekipin e Juventusit për një ndeshje të Seria A kishte blerë dhe pikturën që Hoti kishte bërë për të.

Artisti tregoi për Euronews Albania se nuk kishte mundur ta takonte Ronaldon për shkak të pandemisë. Çmimin e pikturës nuk e zbuloi.

Tema është përmbledhje e 5 kampionateve që ka fituar Cristiano Ronaldo.

“Idhulli im është Ibrahimoviç. Unë jam milanist,” – deklaroi artisti ndërsa sqaroi se po punon një pikturë edhe për të.

Hoti është larguar drejt Italisë dhe karrierën e tij po e zhvillon në Verona.