Fjalë Kyçe

Kuvendi i Kosovës kalon rezolutën e PSD-së për dialogun

Kuvendi i Kosovës kalon rezolutën e PSD-së për dialogun

Pas vonesës për nisje të seancës së jashtëzakonshme deputetët i dhënë dritën jeshile rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë.

Me 61 deputetë në sallë, me 59 për vota pro asnjë kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës i tha po rezolutës për dialog.

Emrat e delegacionit shtetëror për dialogim: Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të këtij delegacioni.

Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.

Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje.