Me 95 vota për miratohet Ligji për amnisti. Të akuzuarit pas miratimit të ligjit do të kenë afat prej pesë ditësh të parashtrojnë kërkesë për amnisti, ndërsa nëse kërkesa do të pranohet ose jo vendimin do ta marrë prokurori dhe gjykatësi kompetent.
Deputeti nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski dhe Panço Minov nga GROM gjithashtu iu bashkuan votimit.
Ligji për amnistinë e 27 prillit ishte propozuar nga: Emilija Aleksandrova, Frosina Tashevska Ramenski, Zekir Ramçiloviq, Muhamed Zekiri, Goran Miskovski, Vesel Memedi, Sonja Mirkovska, Snezhana Vanqevska, Nolla Ismaijllova, Jovan Mitrevski, Vlladinka Aviroviq, Artan Grubi, Branko Manijollovski, Agim Shakiri, Pavlle Bogoevski, Irena Stefovska, Qedomir Sazdovski, Dalibor Bogdanovski, Kostadin Acevski, Elizabeta Kanceska-Milevska, Meral Uzairi Ferati. Ligji për pajtim është hartuar mbi bazën e veprave që nuk do të përfshihen në amnisti. Udhëheqëset e Trupit për pajtim sot më herët theksuan se Ligji është hartuar mbi bazën e veprave që nuk do të përfshihen në amnisti.
Kurse Aleanca për Shqiptarët nuk votoi.
Kreu i ASH-së Ziadin Sela propozimin e quajti një turp të ligjvënësit dhe humbje e shpresës së qytetarëve për shtet të së drejtës. Sela përmendi edhe faktin që me këtë ligj amnistohen ata që deshën ta vrasin ndërsa dënohet ai që e shpëtoi duke aluduar në Abdylfeta Alimin./Alsat