Fjalë Kyçe

Kuvendi miraton projektligjin për dialogun me Serbinë

Kuvendi miraton projektligjin për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Ekipit Dialogues.
Projektligji në fjalë ka marrë 61 vota për.

I njëjti u miratua pas disa orë diskutimesh mes pushtetit dhe opozitës.

Madje, polemika të ashpra pati edhe mes PSD-së dhe Vetëvendosjes.

Kundër ka dalë Vetëvendosja dhe  Lidhja Demokratike e Kosovës.lajmi.net.

Ndërkaq nga Partia Socialdemokrate kanë thënë se Ekipi Dialogues do t’i raportojë Kuvendit pas përfundimit të çdo faze të negociatave me Serbinë.

Kujtojmë se ky projektligj ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Buxhetit të vitit 2019.