Fjalë Kyçe

KV Peja e nis nesër aventurën në garat evropiane, përballet me skuadrën portugeze

KV Peja e nis nesër aventurën në garat evropiane, përballet me skuadrën portugeze

Klubi i Volejbollit Peja në konkurencen e meshkujve, nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të garave evropiane.

Peja do të ndeshet me ekipi portugez AJ Fonte do Bastardo, ndeshje kjo e vlefshme për Challenge Cup.

Ndeshja zhvillohet ne Palestren e Sporteve “Karagaçi” në Pejë me fillim nga ora 18:00.

Peja ishte kampion i edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës në volejboll, kurse edhe këtë vit ka treguar paraqitje të mira./express