Viktima e aksidentit të trafikut sot në rugën Malishevë – Rahovec është Egzon Bytyqi.
Egzon Bytyqi është djaloshi 28 vjeçar që ka humbur jetën në një aksident trafiku.
Ai vdiq sot në orët e hershme të mëngjesit pas një aksidenti të tmerrshëm në rrugën Malishevë – Rahovec.
Vdekja e tij është konfirmuar për lajmi.net nga Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë.
Kurse, në rrjete sociale është publikuar edhe fotografia e viktimës së bashku me detaje të tjera të ceremonisë së varrimit.