Zvicra është tronditur nga vrasja makabre e vogëlushit shqiptar në qytetin e Baselit nga një grua e moshuar 75 vjeçare.
Një grua 75 vjeçare thuhet se ka therur me thikë djalin shtatë vjeçar nga Kosova, i cili ishte duke u kthyer nga shkolla, transmeton lajmi.net.
Ngjarja ndodhi në lagjen e Gotthelf në Basel.
Mergim L, nga Lipjani, nxënës i shkollës fillore, është mbytur brutalisht dje rreth orës 12:30 teksa po kthehej nga shkolla për pushimin e drekës.
Zvicerania e theri atë në fyt.
Gjakderdhja e madhe bëri që ai të vdes pak minuta më vonë në spital.
Ajo është vetdorëzuar në zyrën e prokurorit dhe ka pranuar krimin që ka bërë, me pas është arrestuar nga policia.