Ditari i kohës së luftës i një oficeri nazist, pretendon se qindra kamionë të mbushur me ar dhe sende të tjera me vlerë, janë fshehur nëpër Poloni.
Ditari, i shkruar nga oficeri i Stasit, Egon Ollenhauer, thotë se Adolf Hitler urdhëroi që 260 kamionë të ngarkuar me thesare të fshihen në 11 vende në Poloni për t’i fshehur ato nga Ushtria e Kuqe Sovjetike.
Ollenhauer ishte një figurë kyçe në operacion, duke vepruar si një lidhje midis oficerëve të tjerë të Stasit dhe aristokratëve lokalë që donin të fshihnin thesaret e tyre nga Ushtria e Kuqe.
Sipas ditarit, i cili për dekada të tëra u mbajt në një shtëpizë masonike 1100 vjeçare në qytetin gjerman të Quedlinburger, thuhet se thesaret u dërguan në 11 vende në Poloni.
Ditari thotë se ngarkesa përmbante 28 ton ar që është dërguar në qytetin polak të Wroclaw.
Vende të tjera përmbajnë monedha ari, medalje, stoli dhe sende të çmuara që u janë dhënë nazistëve lokal nga njerëz të pasur për ruajtje.
Ditari gjithashtu thotë se një vend i fshehtë përmban 47 vepra arti që mendohet se janë vjedhur nga koleksionet në Francë, duke përfshirë veprat e Botticelli, Rubens, Cezanne, Carravagio, Monet, Dürer, Raffael dhe Rembrandt.
Dhe një sasi tjetër thuhet se përmban objekte fetare të vjedhura nga e gjithë bota në një përpjekje për të gjetur dëshmi për teoritë racore të Hitlerit.
Roman Furmaniak nga Fondacioni “Schlesische Brücke” (Silesian Bridge), që tani zotëron ditarin, tha se “rreth dhjetë vjet më parë, pas shumë diskutimeve, shtëpizë e Quedlinburger vendosi t’ia dorëzonte ditarin fondacionit”.