Vajza e Presidenti amerikan, Donald Trump, Tiffany ka zgjedhur ishullin grek, Mykonos si destiancion të pushimeve për herë të dytë këtë vit.
Tiffany e cila është vajza e madhe e Presidentit të Amerikës, u shoqërua në pushime nga miqtë dhe i dashuri i saj, Michael Boulos. 25 vjeçarja u fotografua teksa po relaksohej në ishullin luksoz përkrah njerëzve të saj më të afërt.
Pranë Tiffany –të u pa edhe djaloshi kosovar, Adrian Krasniqi i cili u fotografua shumë pranë vajzës së Trump, gjë e cila tregon për raportet e afërta që ai ka me vajzën e Presidentit të Amerikës, derisa ato dukeshin në disponim dhe po kalonin kohë të mirë së bashku.