Fjalë Kyçe

Ky është kryeministri i parë evropian që i shkon Putinit në Moskë pas fillimit të luftës

Ky është kryeministri i parë evropian që i shkon Putinit në Moskë pas fillimit të luftës

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin.

Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Ai po shkon atje pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të inkurajuar dialogun”, tha një zëdhënës i Nehammerit.

Kjo vjen pas një udhëtim të shtunën në Kiev, ku ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.