Ahmet Sallova, drejtor i qendrës për deminim tha se që nga viti 1999 janë zbuluar dhe shkatërruar në total 23712 mina AP, 6113 mina AT, 21348 bomba kasetore dhe 38631 mjete të tjera eksplozive.
“Strategjia fillon me një pasqyrim të sfondit shtrirjes dhe ndikimit të problemit të mbetur të minave dhe mjeteve eksplozive të luftës në Kosovë. Strategjia pastaj paraqet një analizë të rrezikut përpara se të elaborojë veprimin ndaj minave. Në tetor të vitit 2018 zona të mbetura të rrezikshme me bomba kasetore në Kosovë janë me një sipërfaqe prej 15.5 km, ndërsa zona të minuara më mina tokësore janë me sipërfaqe prej 1.3km2 si dhe zonat e përziera me një sipërfaqe prej 425 000 m2. Që nga viti 1999 janë zbuluar dhe shkatërruar në total 23712 mina AP, 6113 mina AT, 21348 bomba kasetore dhe 38631 mjete të tjera eksplozive”, tha Sallova.