Pesë persona kanë ndërruar jetë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një shpërthimi që ndodhi në një gazsjellës në jugperëndim të Iranit, transmeton Klan Kosova.
Shpërthimi ndodhi për shkak të një rrjedhje gazi nga tubacioni që ndodhet midis kryeqytetit provincial, Ahvaz, dhe qytetit Mahshahrit.
“Tubat e gazit shpërthyen rreth 200 metra nga rruga … duke shkatërruar katër automjete që po kalonin,” tha guvernatori i Ahvazit Jamal Alemi Neisi.
Sipas SundayTimes, Ahvaz është kryeqyteti i provincës Khuzestan të pasur me naftë në kufi me Irakun.