Fjalë Kyçe

Ky është numri i veteranëve për të cilët kërkohet pezullimi i pagesave

Prokurori special Enver Krasniqi ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa e pensioneve për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor. Arsyetimi i tij ka qenë se si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Prokurori special Enver Krasniqi ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor. Arsyetimi i tij ka qenë se si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet.

“Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi gjatë seancës. Ndër të tjera ai ka thënë se përfitues nga buxheti janë edhe personat e tretë të përfshirë në rast.