Fjalë Kyçe

Ky është personi nga Podujeva që dyshohet se vdiq nga koronavirusi (FOTO)

Ky është personi nga Podujeva që dyshohet se vdiq nga koronavirusi (FOTO)

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë personi i infektuar me virusin COVID 19, i cili është nga Duminca e Podujevës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar familja përmes një postimi në Facebook.

Viktima është një 86-vjeçar, babai i të infektuarit të parë nga kjo familje, që kishte ardhur nga Italia.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.

Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.