Kandidati për deputet, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka folur rreth qëndrimit të partisë së tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Krasniqi ka thënë se kjo çështje u takon qyetetarëve e jo politikanëve.
“Kjo çështje u takon qytetarëve të Kosovës dhe jo politikanëve, u takon qytetarëve të Shqipërisë dhe jo politikanëve atje. Unë besoj se ajo që duhet të ndodhë fillimisht, është konsolidimi i plotë i Kosovës si shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se prioritet i Kosovës është anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Një bashkim i natyrshëm në të gjitha sferat do të duhej dhe mund të ndodhë brenda Bashkimit Evropian, por që prioritet i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Krasniqi.