Një grua të cilës iu vra dje bashkëshorti në kryeqytet ka rrëfyer se si erdhi deri te kjo vrasje. Selvije Shkodriqi tregoi se burri i saj kishte paraqitur vetëm një natë më parë në polici kërcënimet që kishte pranuar nga personi që të mërkurën më pas ia mori jetën.
Bashkëshortja e të ndjerit Abid Jashari, Selvije Shkodriqi që ka mbetur me tre fëmijë tregon të gjithë ngjarjen që i parapriu vrasjes së burrit të cilën e kreu djali i vëllait të saj.Selvija thotë se Abid Jashari, 34 vjeçar, u kërcënua vazhdimisht me mesazhe dhe telefonata.
Një natë para vrasjes sipas të vesë së viktimës, ata të dy ishin përleshur edhe fizikisht.Për këtë rast, ajo thotë se Abidi e kishte lajmëruar rastin në polici rreth orës 3;30 të mëngjesit të së mërkurës.
Në gjithë këtë ngjarje që ndodhi në mes të ditës të mërkurën në Prishtinë dhe kontrolleve të shumta policore, Besnik Shkodra 25 vjeçar, në orën 07:00 të mëngjesit u vetëdorëzua në polici.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.