Fjalë Kyçe

Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Prishtinë

Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Prishtinë

Arban Abrashi e ka humbur rastin që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kundër kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë në favor të Shpend Ahmetit, ku vendoset se ai mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës dhe se nuk do të ketë zgjedhje në Prishtinë, ashtu siç kishte kërkuar kundërshtari i tij nga LDK’ja, Arban Abrashi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.