I quajtur Lil’ Bill, peshon vetëm 4.5 kilogramë, i njëjtë me një mace shtëpiake dhe afërsisht sa një e dhjeta e viçave tjerë të moshës së tij.
Viçi i vogël është dërguar në kolegjin e veterinarisë “The Mississippi State College of Veterinary Medicine”, në Shtetet e Bashkuara, për t’u kontrolluar pasi pronarët e saj ishin të shqetësuar se mos është i sëmurë, shkruan Mirror, transmeton Koha.net.
Por, fatmirësisht, Lil’ Bill është në gjendje shumë të mirë shëndetësore përveç se është shumë më i vogël se viçat tjerë të të njëjtës moshë.
Me të arritur në këtë universitet, ekspertët e kafshëve kanë publikuar menjëherë fotografitë e Lil’ Billit në faqen e tyre të Facebookut me mbishkrimin: “Kohë pas kohe, na vijnë rastet që na bëjnë të habitemi. Lil’ Bill është njëri nga ato rastet? Ai është lindur me peshë gati sa 1/10-ta e peshës së viçave të porsalindur”.