Një ilaç mjekësor popullor, po i bën njerëzit të besojnë se janë infektuar me koronavirus, pasi efektet e tij anësore janë të ngjashme me simptomat e virusit vdekjeprurës.
Suplementi bimor “ArmaForce” mund t’i bëjë përdoruesit të humbasin ndjenjën e tyre të shijes dhe oreksit, si dhe shkakton të vjella dhe dhimbje barku.
Ky ilaç popullor prodhohet për të ndihmuar në simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ka përbërës të tillë si andrografia dhe gjethet e ullirit.
Andrografia mund të ndikojë në ndjenjën e shijes së njerëzve, e cila ngatërrohet me simptomën e njohur të koronavirusit.
Këto efekte anësore kanë bërë që disa njerëz të frikësohen dhe të mendojnë se janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e frymëmarrjes.
Farmacistët kanë raportuar një rritje të numrit të njerëzve që janë të shqetësuar se kanë kontraktuar kornavirusin sepse kanë humbur sensin e tyre të shijes.
Kompania Blackmores, e cila prodhon “ArmaForce” , pranoi se kishte parë një numër në rritje të njerëzve që po përjetonin efektin anësor gjatë muajve të fundit.
Nga hetimet e bëra është zbuluar se “ArmaForce” po blihet pa këshilla profesionale të kujdesit shëndetësor dhe që përdoret për shumë kohë në një dozë shumë të lartë.
Kompania Blackmores ka ndryshuar etiketën e këtij ilaçi në mënyrë që të kufizojë dozën dhe kohëzgjatjen e përdorimit.
Kompania gjithashtu i ka kërkuar farmacistëve që t’i informojnë ata në lidhje me efektet anësore që ky ilaç ka.
“ArmaForce” zakonisht shitet në barnatore pa recetë.