Fjalë Kyçe

Ky shtet do t’i japë 100 euro secilit qytetarë për të përballuar rritjen e energjisë dhe karburantit

Ky shtet do t’i japë 100 euro secilit qytetarë për të përballuar rritjen e energjisë dhe karburantit

Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë 100 € për çdo qytetar i cili ka të ardhura mujore deri në 2 mijë euro, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Kjo shifër do të shkojë për pothuajse 38 mln francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë makinë apo motor.

Pagesat e para do të akordohen për punonjësit e bizneseve deri në fund të muajit dhjetor. Ndërkohë nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin paratë e tyre në fillim të vitit 2022.

Pagesa do të jetë e pataksuar dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 3.8 mld euro. Për autoritetet kjo shifër konsiderohet shumë më pak se ulja e çmimit të karburantit.

Europa po përballet me pakënaqësi pasi çmimet e energjisë pësuan rritje, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe e bizneseve që po fillojnë të kthehen në ritmet e para pandemisë. m.v/Abcnews.al