Fjalë Kyçe

Ky ushqim forcon kujtesën dhe lufton kancerin

Ky ushqim forcon kujtesën dhe lufton kancerin

Lulelakra është e pasur me fibra dhe ujë, elementë të rëndësishëm në parandalimin e kapsllëkut, ruajtjen e shëndetit të tretjes dhe reduktimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Studimet kanë treguar se fibrat dietike mund të ndihmojnë gjithashtu në rregullimin e sistemit imunitar dhe inflamacionin.

Kështu, ngrënia e lulelakrës mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve inflamatore si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri, goditja në tru dhe obeziteti. Lulelakra rrit dhe përmirëson përqendrimin pasi përmban kolinë, thelbësore për përmirësimin e të mësuarit dhe kujtesës. Përveç kësaj, kolina është e përfshirë në ruajtjen e strukturës së membranës qelizore dhe sintezën e neurotransmetuesve.

Një filxhan me lulelakër jep vetëm 25 kalori, përmban 5 gram karbohidrate dhe mbulon pothuajse 77% të marrjes së vitaminës C të kërkuar nga një i rritur, 20% të marrjes ditore të vitaminës K dhe rreth 10% të vitaminës B6 dhe acidit folik. Përveç kësaj është një burim i mirë i kalciumit, magnezit, fosforit dhe kaliumit. /abcnews.al