Fjalë Kyçe

Pavarësisht se kanë ose jo simptoma, ky vend do të testojë për koronavirus 13 milionë banorët e saj

Pavarësisht se kanë ose jo simptoma, ky vend do të testojë për koronavirus 13 milionë banorët e saj

Provinca e Bavarisë në Gjermani është duke planifikuar të testojë për koronavirus të gjithë qytetarët e saj. Qeveria e kësaj zone do të testojë 13 milionë qytetarë, pavarësisht se kanë ose nuk kanë simptoma.

Ky plan do të bëhet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të përzgjidhen qindra mjekë të përgjithshëm që do të udhëheqin aksionin, shkruan Indeksonline.

Një pjesë të shpenzimeve për testime do të hiqet nga sigurimi shëndetësor, ndërsa pjesën tjetër do e heq qeveria lokale në Bavari.

Ditëve të fundit ka patur rritje të madhe të rasteve me koronavirus në Bavari dhe udhëheqësit e kësaj zone e shohin këtë plan si zgjidhjen më të mirë parandaluese ndaj koronavirusit.