Fjalë Kyçe

Labi e mbyll restorantin, nuk arrin t’i paguaj faturat e rrymës – ka disa fjalë edhe për KEDS-in

Labi e mbyll restorantin, nuk arrin t’i paguaj faturat e rrymës – ka disa fjalë edhe për KEDS-in

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka vendosur ta mbyllë përkohësisht restorantin e tij (familjar), që gjendet në periferi të Ferizajt.

Arsyeja e kësaj, sipas tij, janë reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike që po ndodhin në vendin tonë.

“Me keqardhje për klientët tanë, që na vizitojnë, por unë sot detyrohem ta mbylli lokalin deri në mars apo në prill se nuk mund t’ ia dalim me pagesa 7.000 euro në muaj dhe paret e pazarit nuk mujm me i dhanë çdo ditë për naftë apo për KEDS-in”, ka shkruar ai

Postim i plotë:

 

REAGIM LIDHUR ME GJENDJEN E RRYMËS DHE MOSPËRGJEGGJESISË!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri

Të dashur qytetarë unë e kuptoj punën e natyres kur ka erera, të gjithë e kuptojmë!

Edhe kur nuk ka erëra kjo ndodh te ne që ndalet rryma dhe i gjithë pazari ditor duhet të shkoj për AGREGATA për naft, dhe askush nuk jep llogari neser.!

Tatimet duhet paguhen, arka nuk punon se rryma i djeg qe disa herë e ne paguajme vazhdimisht! Rrjeti internetit ndalet kush nuk vjen me e ndreq!

Firmave duhet të ju paguhen shembull hargji apo mishi apo pijet, që kushtojnë më së paku nga 1000€ në muaj, puntorët mbi 3500 € rroga për 10 puntorë, qeraja po ashtu e lartë!

No photo description available.

Më thuani si ja dilni ju që mvareni krejt nga restaurantet tuaja, apo nga firmat tuaja me këtë gjendje?

 

Më thuani ku duhet kêrkuar llogari se unë nuk po di!!!

 

Myshteria vjen dhe del, sepse ndalet rryma brenda dites 10 herë dhe ushqimi ftohet e vendi fohet nga temperaturat e uleta!!

Nuk di ndoshta jam gabim, të më falni pse flas, por derisa ne nuk qohemi në këmbë dhe të kërkojmë të drejtat tona të cilat nuk janë politike por esenciale të jetës, ta dini mirë që nuk vjen me ua ndreq jetën as ; Albini, Hashimi, Haradini dhe as Ibrahimi!

Mbajeni mend mirë.

Me keqardhje për klientêt tanë, punë k e na vizitojnë, por unë sot detyrohem ta mbylli lokalin deri në mars apo prill se nuk mund të ia dalim me pagesa 7000 euro në muaj dhe paret e pazarit nuk mujm me i dhan çdo dite për naft apo për KEDS.

Ju qe keni nashta ja dilni….!

Me keqardhje Labi FKSH