Pas presidenti Thaci edhe deputeti Labinot Tahiri dhe ministri Pal Lekaj u takuan me kryeministrin Ramush Haradinajn.
Kryeministri Haradinaj në faqen e tij zyrtare në facebook shkruan se me deputetin Tahiri diskutuan për zhvillimet aktuale në vend e në veçanti për problemet rrugore në fshatin Tërn të Ferizajit.
“Me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, veçmas për ngecjet e punimeve në rrugën e fshtatit Tërn në Ferizaj”, shkruan Hradinaj.
Haradinja tha se së bashku më ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj u darkorduan që ky projekt të përfundojë sa më shpejtë.
“Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, tha Haradinaj./Gazeta Alo/