Fjalë Kyçe

Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Fokusi do të jetë tek personat e zhdukur

Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Fokusi do të jetë tek personat e zhdukur

Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Fokusi i javës do të jetë tek personat e zhdukur

Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët në Bruksel, për personat e zhdukur gjatë luftës.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçaku ka shkruar se gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet gjeopolitike në Ballkan.

“Misioni im i parë i vitit më çoi në Uashington, u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit.

Për më tepër, pata mundësinë të informoja Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Richard Verma, përpara vizitës së tij në rajon.

Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, ka shkruar Lajçaku.

Ai ka theksuar se pas angazhimeve në SHBA, fokusi kryesor i kësaj jave do të jetë tek personat e zhdukur me takimin e Komisionit të Përbashkët.