Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: Franca sot lëshon aplikacionin kundër përhapjes së koronavirusit

Lajm i mirë: Franca sot lëshon aplikacionin kundër përhapjes së koronavirusit

Nga e marta, Franca e ka lëshuar aplikacionin “StopCovid”, me të cilin të gjithë të diagnostikuarit me koronavirus mund t’i informojnë ata me të cilët kanë qenë në kontakt në dy javët e kaluara.

Cedrci O, sekretar shtetëror për ekonomi dhe përgjegjës për teknologjinë digjitale, tha se qeverita dëshiron t’i inkurajojë njerëzit që ta shkarkojnë aplikacionin e ri, sidomos ata që jetojnë në qytete, ku kontaktet janë shqetësuese.

Pasi njoftoi për lehtësimin e masave kufizuese javën e kaluar, kryeministri Edouard Philippe, tha se qeveria ka garantuar se aplikacioni nuk do ta cenojë privatësinë e njerëzve dhe se nuk do të përdoret për të mbledhur të dhënat për lokacionin e përdoruesve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Autoriteti më i lartë francez për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave e ka miratuar përdorimin e këtij aplikacioni, ndërsa atë e ka miratuar edhe kuvendi javën e kaluar. “Është një instrument për luftimin e virusit, jo armë”, tha Philippe.

Kompanitë “Google” dhe “Apple” raportohet se i kanë ofruar Francës bashkëpunim në këtë aspekt, por qeveria refuzoi për shkak të shqetësimeve për privatësinë.