Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: Pensionet dalin me rritje

Lajm i mirë: Pensionet dalin me rritje

Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka bërë të ditur se sot të gjitha pensionet për pensionistët kanë dalur me rritje.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, ka shkruar Reçica.

Ai ka thënë se si ministër i MPMS, mbetem i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale./Gazeta Alo/

Fotografia e Skender Reçica