Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: Vajza gjendet e gjallë pas 24 orëve nën rrënoja në Bejrut

Lajm i mirë: Vajza gjendet e gjallë pas 24 orëve nën rrënoja në Bejrut

Shpëtimtarët gropuan me duar për ta nxjerrë fëmijën nga rrënoja e ndërtesës së shembur nga shpërthimi i tmerrshëm i të martës në Bejrut.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje e xhirime nga Bejruti pas ngjarjes së tmerrshme që i tronditi libanezët. Deri tani janë raportuar 137 viktima e mbi 4 mijë të plagosur nga shpërthimi në portin e Bejrutit.

Sipas raporteve vajza u nxor nga gërmadhat pas 24 orë qëndrimi aty e bllokuar nga rrënojat dhe kishte shpëtuar raporton Daily Mail.

Mediat lokale raportojnë se xhirimi ishte bërë mbrëmjen e të mërkurës. Aty shihen persona që po groponin me duar për të shpëtuar vajzën.

Në Bejrut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe ende po kërkohet për dhjetëra njerëz që nuk dihet për gjendjen e tyre.

Qytetarët e Bejrutit kryesisht fajësojnë qeverinë e Libanit për lejimin e magazinimit të materialit të rrezikshëm në portin e qytetit. Ata janë të zemëruar dhe të lodhur nga korrupsioni dhe kërkojnë që të sillen para drejtësisë përgjegjësit.