Fjalë Kyçe

Lajm shpresëdhënës edhe nga Britania e Madhe: Gjatë 24-orëve të fundit shënohet numri më i ulët i viktimave që prej dy javësh

Lajm shpresëdhënës edhe nga Britania e Madhe: Gjatë 24-orëve të fundit shënohet numri më i ulët i viktimave që prej dy javësh

Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirus është ulur.
Lajmi i mirë është bërë publik nga mediat britanike të cilët raportojnë se sipas autoriteteve shëndetësore në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 450 viktima nga CoVid-19 dhe kjo është shifra më e ulët e vdekjeve gjatë dy javëve të fundit.

Ky është një lajm shpresëdhënës për të gjithë Evropën pasi Britani e Madhe shihej si “epiqendra e koroanvirusit” pasi numri i viktimave vijonte të mos binte, por tashmë kurba është thyer.
Më parë, Princi Filip lëshoi një deklaratë të rrallë për të falënderuar ata persona të përfshirë në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Duka, 98 vjeç, përshëndeti punën e stafit të NHS (autoritete shëndetësore në Angli), shkencëtarëve që përpiqen të zhvillonin një vaksinë, dhe stafet e personave të tjerë që janë në vijën e parë të luftës kundër coVid-19.