Fjalë Kyçe

Dy grupe të rinjsh rrahen me karrige e tavolina në Gjilan

Dy grupe të rinjsh rrahen me karrige e tavolina në Gjilan

Me grushte e shqelma janë përleshur fizikisht dy grupe të rinjsh në një lokal në Gjilan, që ka përfunduar në një shkatërrim të pjesës së brendshme të lokalit – me thyerje tavolinash.

Ngjarja, e cila dyshohet të ketë ndodhur gjatë kësaj jave, është incizuar në një video 30-sekondëshe, e cila shfaq dy grupet e të rinjve duke u përplasur fizikisht brenda lokalit ku ndodheshin dhjetëra qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj jave në mesnatë, në restorantin e një pompe të derivateve në Gjilan.

Në raportet 24-orëshe të Policisë së Kosovës nuk është lajmëruar për rrahje masive gjatë ditëve të fundit në Gjilan.

Rrahje me tavolina e karriga mes te rinjve ne Gjilan!

Gepostet von Radio STAR Gjilan am Dienstag, 13. August 2019