Fjalë Kyçe

Rritja e sigurimeve, paralajmërohet protestë

Rritja e sigurimeve, paralajmërohet protestë

Grupi “Speed maniakët” pritet të mbajë një protestë lidhur me rriten e sigurimeve të veturave në 26 përqind.

Përfaqësuesi i këtij grupi, Besart Jajha, ka treguar në Sytë Shtatë të Klan Kosovës se kjo protestë pritet të mbahet më 23 nëntor.

“Me rritjen në 26 përqind të sigurimeve të veturave nga kompanitë e sigurimit, ne vendosëm të organizojmë një protestë, e cila do të mbahet para BQK-së”.

“Kjo protesë mbahet para BQK-së, e cila u ka refuzuar kompanive të sigurimit kërkesën për rritje në 36 përqind, ku e ka vendosur në 26 përqind”.

“Në këtë protestë pritet të ketë shumë pjesëmarrës, ne do të mblidhemi nga ora 4 dhe do të protestojmë në mënyrë paqësore, po ashtu për një kohë do të lëshojmë boritë e veturave”, ka thënë Jahja.